Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një vizite në Finlandë, i ka dorëzuar ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” të akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani.
Ky titull i është akorduar Ahtisaarit me motivacionin “Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm politik e diplomatik, si i Dërguar i Posaçëm i OKB-së për zgjidhjen e statusit të Kosovës, që shënoi nisjen e procesit të Pavarësisë së Kosovës e njohjen ndërkombëtare të saj, ndërtimin e institucioneve shtet-formuese dhe demokratike në vend, në dobi të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.
Ish-presidenti i Finlandës, Ahtisaari, falënderoi Kryetarin e Kuvendit për këtë çmim dhe shprehu mirënjohjen për vlerësimin që i ka bërë Shqipëria.
Ndryshe, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Finlandë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit sot në Helsinki nga ministri i Jashtëm i Finlandës, Timo Soini, me të cilin vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira politike mes Shqipërisë dhe Finlandës.
Ministri Soini u shpreh se Finlanda e mbështet Shqipërinë në rrugëtimin e saj evropian dhe theksoi se forcimi i sundimit të ligjit në të gjithë vendet e Ballkanit i shërben gjithë Evropës./Arbresh.info/
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...