Gjykata e Tiranës ka vendosur zgjidhjen e martesës mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Në më pak se një orë seancë në Gjykatën Civile, u vendos zgjidhja e martesës.
Në këtë seancë mësohet se i pranishëm është edhe vetë Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili prej tetorit 2024 mbahet në burg për llogari të hetimeve të SPAK. Meta është shoqëruar nga qelia 313 me forcat e policisë së Burgjeve drejt Gjykatës Civile të Tiranës.
Ndërkohë vetë Kryemadhi nuk është paraqitur në seancë, por përfaqësohet nga avokati i saj mbrojtës Redi Llanaj.
Njoftimi i Gjykatës:
Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij.
Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë.
Në përfundim të seancës, gjykata vendosi:
Zgjidhjen e marteses midis paditesit I.M dhe te paditures M.K. /abcnews.al
Osmani prezanton Kreshnik Çollakun në rrugëtimin e LDK-së pë...
Ndalohet autobusi Turqi–Prishtinë, kapen fustane dhe vello t...
Qalibaf: SHBA-ja s’ka alternativë tjetër përveç se të pranoj...
Dallaveret me patent shoferë, ngrihet aktakuzë ndaj shumë zy...
Ferizaj: 1477 gjoba për një javë ndaj shoferëve
Ramush Haradinaj përkujton Agron Rrahmanin: Hero që jetën ia...