Shumë mësues në qarkun e Korçës nuk kanë marrë ende rrogën e muajit qershor.
Denoncimi është bërë nga kryetari i sindikatës së pavarur të mësuesve, Leonard Trebicka.
“Është diçka që jo vetëm mësuesit e Korçës dhe të Maliqit por kam marrë njoftim se edhe në disa rrethe të tjera ndodh por jo për pjesën më të madhe të mësuesve, është një pjesë e vogel si psh në qyteti e Korçës janë mbi 100 mësues që nuk kanë marrë ende rrogën e muajit qershor. Një pjesë e konsiderueshme do të thoja duke marrë parasysh edhe numrin e mësuesve në ZVA Maliq.“- denoncon Trebicka.
Shkak për këtë situatë, sipas tij, është bërë mungesa e parave në thesarin e buxhetit të ministrisë së Finacave.
“Nga ajo që kam diskutuar me drejtuesit shkak është thesari qe nuk ka para të gjenerojë nga Ministria e Financave te buxheti i arsimit. Nëndtejtorët e ZVA- ve janë duke pritur para kompjuterit për ti dhënë “ok”. Ne si sindikatë nuk mund ta imagjinojmë dot që një mësues që mban familjen me atë rrogë , mandje ka shumë mësues që më kanë kërkuar të ngre zërin se kemi fëmijët pa bukë. Në ZVA-në Maliq nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Është hera e parë në qarkun e Korçës që vonohen rrogat.”
Nga kontaktet që ka pasur me drejtuesit e zyrave arsimore në Korçë, Trebicka thotë se rroga do t’u hidhet mësuesve brenda këtyre dy ditëve./TCH/
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?