Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme informoi sot se “falë koordinimit dhe bashkëveprimit midis disa institucioneve të shtetit shqiptar, përfshirë MEPJ përmes përfaqësisë diplomatike të vendit në Turqi, është realizuar me sukses operacioni për kthimin në Shqipëri të shtetases E.D, e cila gjendej prej disa vitesh në një kamp të Sirisë”.
Në përgjigje të interesit të medieve, MEPJ sqaron se “operacioni i shtrirë në kohë u mundësua me mbështetjen e partnerëve tanë, në veçanti me kontributin e autoriteteve turke të cilat i falenderojmë për bashkëpunimin në këtë rast sensitiv”.
MEPJ rikonfirmon gatishmërinë dhe vullnetin për t’ju përgjigjur në çdo rast, nevojave apo situatave që ndikojnë shtetasit shqiptarë kudo që ata ndodhen përtej kufijve./RTSH
Fshatrat e Podujevës do të mbesin pa furnizim me ujë të mërk...
Maguire rinovon me Manchester United edhe për një vit
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën