Policia e Shtetit dhe prokuroria e Krimeve të Rënda kanë zhvilluar gjatë natës së të premtes një mega operacion në të gjithë vendin, pas lëshimit të 51 urdhër arresteve, prej të cilave janë ekzekutuar 40.
Sipas informacioneve të para, janë angazhuar thuajse të gjitha strukturat e policisë së shtetit dhe mësohet se në Tiranë, Lezhë, Kukës, Dibër, Shkodër dhe Korçë janë shoqëruar dhe arrestuar dhjetëra persona.
Mes të ndaluarve, mësohet se ka dhe zyrtarë dhe 4 punonjës policie. Operacioni është ende në zhvillim dhe policia nuk jep detaje. Arrestimet janë kryer për aktivitetin kriminal për trafikim emigrantësh në SHAB deh Kanada, dhe mësohet se bëhet fjalë se janë goditur disa grupe të strukturuara kriminale.
Urdhër arrestet janë lëshuar për shtetas shqiptarë dhe të huaj./Top Channel
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...