Edhe këtë verë qytetarët e Kosovës, kanë zgjedhur bregdetin e Shqipërisë, për të kaluar pushimet verore.
Por, ndryshe nga sezoni i kaluar, ka patur një rënie të pushuesve nga Kosova këtë sezon.
Kjo për shkak të liberalizimit të vizave, shprehen përfaqësues të agjencive turistike kosovare.
Ndërkohë, rritja e çmimeve ka sjellë që bregdeti i Jonit për kosovarët të kalojë në plan të dytë, si një destinacion për pushimet e tyre verore.
Sipas të dhënave nga agjencitë, por dhe të vetë pushuesve, zgjedhja e tyre e parë dhe më e preferuar mbetet bregu i Shëngjinit dhe Velipojës, që tërheq me klimën, çmimet dhe mikpritjen.
Megjithatë, edhe pse një rënie në numër, krahasuar me vitet e shkuara, sërish mbeten jo të paktë qytetarët nga Kosova që nuk heqin dorë nga tradita për të pushuar në rivierën shqiptare. Madje, edhe këtë fundjave, qytetarët e Kosovës përmes kufirit Kosovë- Shqipëri, iu drejtuan masivisht bregdetit shqiptar./A2NN
Prokruroria jep detaje për arrrestimin e Millosh Steviq për ...
Blerim Sallahu u bën thirrje qytetarëve që të votojnë
Një orë para mbylljes së vendvotimeve, ky është numri i qyte...
Policia interviston një qytetar në Graçanicë nën dyshimet pë...
“Për Kosovën që e kemi amanet!”, voton familja J...
Hargreaves vëzhgon zgjedhjet: Ende ka kohë për të votuar