Partia Socialiste hap ditën e sotme fushatën elektorale në Sheshin Skënderbej në Tiranë.
Ndërkohë në shesh ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, i cili nga pamjet e siguruara nga A2 CNN, shihet i veshur me kapele, atlete dhe bluzë me numrin 5, si dhe me një xhaketë të zezë.
Me mbërritjen e kryeministrit Edi Rama ka nisur edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë, ku fillimisht është nisur me qarkun e Dibrës.
Të gjitha qarqet do të bëjnë nga një prezantim të veçantë, të shoqëruar me këngë e valle tradicionale.
Në shesh janë edhe 12 yje, që simbolizojnë 12 yjet e Bashkimit Europian, pasi kryeministri Rama ka si premtim kyç të fushatës anëtarësimin e vendit në BE.




Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...