Një 18-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë, pasi posedonte lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri në banesë.
Përmes një njoftimi Policia bëri të ditur se gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së 18-vjeçarit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dozë kokaine dhe një armë zjarri pistoletë.
Raiffeisen Bank
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Posedonte lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri në banesë, vihet në pranga një 18-vjeçar.
Komisariati i Policisë Nr. 6, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe mbante armë zjarri pa leje, në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 18 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dozë kokaine dhe një armë zjarri pistoletë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale./euronews.al
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...