Një shtetas nga Memaliaj që është rezident në Greqi dhe një shtetase bullgare janë ndaluar në Kapshticë pasi nuk kanë deklaruar 25 mijë euro në momentin e hyrjes.
Ata janë proceduar penalisht, se dhe u janë sekuestruar paratë bën me dije policia.
Njoftimi i Policisë së Shtetit
Vijon kontrolli i imtësishëm i mjeteve dhe qytetarëve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Sekuestrohen nga Policia Kufitare 25000 euro.
Procedohen penalisht 2 poseduesit, të cilët nuk i deklaruan në kufi.
Në vijim të kontrolleve të imtësishme, me qëllim parandalimin e krimeve ndërkufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në P.K.K Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, përzgjodhën për kontroll në vijën e dytë shtetasin J. R., 46 vjeç, nga Memaliaj, rezident në Greqi dhe shtetasen bullgare D. D., 31 vjeçe, të cilët udhëtonin me mjetin e tyre.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, këtyre shtetasve iu gjet një sasi prej 25000 eurosh, të fshehura në trup, të cilat nuk i kishin deklaruar para autoriteteve.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...