Vazhdon ende pritja. As në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik palët duket se nuk kanë arritur në një marrëveshje.
Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes, përfaqësuesi i PD Oerd Bylykbashki deklaroi se sot kanë sjellë në tryezë një formulë të re që mund të sjellë dakordësinë mes palëve dhe është në pritje të dakordësisë nga ana e mazhorancës.
Ai tha se duhet ngritur sa më shpejt KQZ për t’i hapur rrugë procesit të identifikimit biometrik.
“Sot në Këshill diskutuam propozimin e dytë të opozitës së bashkuar në një pikë kryesore të dakordësisë së 5 qershorit lidhur me KQZ.
Sot për të treguar konstruktivitetin e plotë të opozitës që marrëveshja të zbatohet dhe duke siguruar garancitë e procesit për emërimin e anëtarëve të KQZ që do të sigurojnë garancitë që KQZ në veprimtarinë e tyre rregullatore, nuk do të lejojë mazhorancën të shkatërrojë zgjedhjet.
Ne i kërkuam mazhorancës të heqë dorë nga këmbëngulja që mund të çojë në një proces që nuk jep asnjë garanci. Presim që maxhoranca të reflektojë dhe nga praktika kushtetuese e kemi të ekzekutuar.
I ftuam të reagojnë në mënyrë konstruktive që KQZ të ngrihet sa më shpejt për t’i hapur rrugë identifikimin biometrik”, tha Bylykbashi.
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...
Reuters raporton për arrestimet masive për vjedhjen e votave...
4 rregulla të mobilimit të shtëpisë që dizajnerët nuk i anas...
Limuzina e së ardhmes me frymëzim nga vitet 30
Inteligjenca Artificiale tani vjen në Paint dhe Notepad