Një javë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të dielën përfundimin e vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë për subjektet zgjedhore në 12 qarqet e vendit.
Ndërkohë që numërimi i votave nga jashtë ka mbaruar si proces për partitë politike, në vijim është faza e vlerësimit të votave për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”). Deri tani vetëm Qarku Kukës ka mbyllur tërësisht procesin për kandidatët.
Në qarqet më poshtë vijon numërimi dhe vlerësimi i materialeve të ardhura nga diaspora:
Durrës
Tiranë
Shkodër
Fier
Lezhë
Dibër
Elbasan
Vlorë
Berat
Gjirokastër
Korçë
Nga të dhënat e përditësuara nga KQZ në orën 19:00, Partia Socialiste ka siguruar shumicën apo 61,11% të totalit të numëruar ose 121.815, ndjekur nga Partia Demokratike me 23,56% ose 46,954, dhe Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet në vend të tretë për votat nga diaspora me 7,41% të totalit ose 14.768 vota.
Diaspora shqiptare votoi për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas të dhënave të KQZ-së, gjithsej janë numëruar 201.558 zarfe të dërguara me postë nga 245.935 që ishin zgjedhësit në listën e miratuar nga KQZ-ja, ose me një pjesëmarrje të diasporës gati 80 për qind.
/rtsh.al/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron