Mbledhja e grupit parlamentar socialist, Rama: Në fokus reforma në kadastër dhe ajo territoriale

09:35 | 29 Mars 2026
E.G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot videokartolinën nga mbledhja e zgjeruar mujore e qeverisë dhe e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, mbajtur një ditë parë, ku morën pjesë deputetë, anëtarë të kabinetit qeveritar dhe drejtues institucionesh.

Gjatë mbledhjes u zhvillua një dëgjesë institucionale me Drejtoren e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Lorena Goxhobelli, mbi ecurinë e reformës në sektorin e kadastrës.

Po ashtu, pjesëmarrësit bashkëbiseduan me kryetarin e Komisionit të Reformës Administrative Territoriale lidhur me skenarët e mundshëm të kësaj reforme, ndërsa në fokus të diskutimeve ishte edhe kalendari kombëtar dhe përmbajtja e takimeve në kuadër të nismës “Punët e Shqipërisë”.

Mbledhja u përqendrua në koordinimin e punës ndërinstitucionale dhe avancimin e reformave kryesore në vend.

Shpërndaje në rrjete sociale