Mledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka përfunduar mes tensioneve, ku besohet që një pjesë e madhe e deputetëve të kësaj partie kanë dalur kundër si ndaj Lulzim Bashës por edhe ndaj Sali Berishës.
Një pjesë e madhe e demokratëve që për një kohë kanë qenë edhe përkrahës të Bashës, demokratët si Gazmet Bardhi, Jorida Tabaku dhe Enekelejd Alibeaj, i kanë kërkuar Bashës të jap dorëheqje.
Demokratët kanë dalur kundër po ashtu edhe ndaj ish-udhëheqësit të Partisë Demokratike, Sali Berishës.
Sipas raportimeve në media, anëtarët e kësaj partie kanë paraqitur disa pika, përmes së cilave ata presin që të zgjidhet kriza brenda PD.
Pika e parë: Lulzim Basha dhe Sali Berisha bëjnë një tërheqje dhe lejojnë zhvillimet e mëvonëshme në PD që do të mundësonte ribashkimin e partisë;
Pika e dytë: Drejtimin e partisë e merr një grup deputetësh i përbërë nga mbështetës të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, të cilët do të çojnë partinë drejt zgjedhjeve të reja për kryetar;
Pika tretë: Do të punohet për ribashkimin e partisë pas problemeve që kanë patur gjatë muajve të fundit.
100-euroshi i Qeverisë – Kur do të dalin paratë në llogaritë...
Haxhiu në përvjetorin e Dubravës: Shteti serb veproi si apar...
Kurti: Kosova ka obligim të ruajë kujtesën për Dubravën
Rama pritet me ceremoni zyrtare në Tokio nga homologia Takai...
Hekuran Murati jep detaje për pakon “2.0”
Tensionet në aeroportin e Vlorës, Karakaçi: Projekti do të v...