Është liruar sot 43 vjeçarja shqiptare, Enkelejda Zaçe, e cila është arrestuar në Francë pasi dyshohet se kishte furnizuar me armë zjarri autorin e sulmit terrorist me 86 të vdekur në Nicë.
Ajo ishte liruar më 14 korrik 2016 nën mbikëqyrje gjyqësore.
Mediat franceze raportojnë se Prokuroria e Parisit e ka apeluar vendimin.
Shqiptarja me nënshtetësi franceze u arrestua më 17 korrik 2017 në Nicë, bashkë me partnerin e saj Artan Henaj nga Fieri, 39 vjeçar, i cili ndodhet ende pas hekurave, shkruan gazeta Shekulli.
Dyshohej se dy shqiptarët në fjalë kanë furnizuar me armë (një pistoletë automatike dhe një kallashnikov) franko-tunisianin Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili kreu masakrën në fjalë.
86 persona mbetën të vdekur dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e masakrës së kryer nga ISIS./gazeta shekulli/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...