Ragip Gila, autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë dhe plagosjes së dy personave të tjerë mëngjesin e së hënës në zemër të Shkodrës ka pranuar autorësinë e kësaj ngjarjeje të rëndë, duke deklaruar edhe motivet të cilat, sipas tij, e kanë shtyrë të ndërmarrë këtë akt.
Ai ka deklaruar se kishte objektiv Erogen Vason, pasi sipas tij, e kishte kërcënuar herë pas here, duke i çuar edhe fjalë, raporton A2 CNN. Por dyshimet e policisë janë që dëshmia e Gilës nuk është e besueshme dhe se ka dyshime që në këtë ngjarje të jenë implikuar edhe persona të tjerë. Për këtë arsye grupi hetimor ka nisur verifikimet mbi lëvizjet dhe kontaktet e Ragip Gilës para kësaj ngjarje.
Sakaq ka reaguar me një deklaratë publike edhe i plagosuri Erogen Vaso, që sipas autorit të dyshuar ishte shënjestra e këtij atentati të shumëfishtë. Ai ka mohuar që të kishte problem apo kontakte me grupe kriminale duke ja lënë në dorë drejtësisë zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.
Ndryshohet aktakuza ndaj Manxhukës, Azemit dhe të tjerëve
Rama në grupin e PS: Shqipëria 2030 në BE, sfida e sfidave
Trajnim i përbashkët i KFOR-it për asgjësimin e mjeteve shpë...
Rusia e Kina vënë veto në Këshillin e Sigurimit për Ngushtic...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
Presidenca krijon profile të reja zyrtare në rrjetet sociale