Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me anë të një postimi në rrjetin social “twitter” shprehet se mirëpret marrëveshjen e sotme politike për reformën zgjedhore dhe e sheh këtë marrëveshje si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme në dobi të të gjithë qytetarëve në Shqipëri.
Në postim shkruhet gjithashtu se Prezenca do të vijojë më kontributin në procesin e reformës zgjedhore, në përputhje me mandatin e saj.
“Prezenca #OSBE mirëpret marrëveshjen e sotme politike për reformën zgjedhore. E shohim këtë marrëveshje si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur, që do trajtojë të gjitha rekomandimet @osce/odihr, në dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prezenca është e gatshme të vijojë të kontribuojë në procesin e reformës zgjedhore, në përputhje me mandatin e saj”, shkruhet në postimin e Prezencës e OSBE-së në Shqipëri./TCH
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin
Olise shkëlqen me hattrick, Franca e fiton miqësoren e fundi...
Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...
Shërbimet shëndetësore përkeqësohen kur infermierët janë të ...
Ronaldo apo Messi? – Mbappe jep parashikimin e tij se ...