Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, deklaroi këtë të enjte nga Kuvendi se marrëveshja me Bankën Europiane për Zhvillim dhe Ndërtim do të jetë një mbështetje direkte për fuqizimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor në reagimin ndaj emergjencës COVID.
“Ky financim që ne sot kalojmë, marrëveshja me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, do të fuqizojë kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor në reagimin e emergjencës Covid19. Kjo marrëveshje parashikon që në vlerën 15 milion euro, të përdoret për 3 komponentë kyç në reagimin ndaj emergjencës Covid. Së pari në parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid19 dhe rritjen e kapaciteteve laboratorike, në përputhje me strategjinë strategjinë tonë të vjeshtë-dimrit. Së dyti, rritja e kapaciteteve të sistemit shëndetësor për trajtimin e pacientëve me Covid 19 dhe sëmundjet që lidhen me të, duke filluar nga rekrutimi I stafeve të reja, sigurimin e autoambulancave të reja dhe zgjerimin e kapaciteteve spitalore. Së treti përfshin edhe masat për komunikimin dhe distancimin fizik si dhe duke përmirësuar nëpërmjet teknologjisë së informacionit edhe konsultat online.”
Gjatë fjalës saj, Manastirliu tha se buxheti i vitit 2021 për shëndetësinë do të rritet me 23%.
“Buxheti për vitin 2021 për sektorin e shëndetësisë rritet me 23%, përfshirë këtu angazhimet që qeveria shqiptare ka marrë në funksion të mbështetjes së gjithë personelit shëndetësor me rritjen 40% të pagave për mjekët, infermierët, laborantët, farmacistët që punojnë në të gjithë sistemin tonë shëndetësor, të cilët meritojnë trajtimin dhe mbështetjen maksimale. Përsa i përket buxhetit të shëndetësisë për vitin 2021, kemi rritur edhe mbështetjen direkte për nevojat që paraqiten në raport me parandalimin dhe kontrollin e infeksionit, me reagimin dhe mbështetjen e sistemit shëndetësor dhe gjithashtu edhe me mbështetjen e stafeve tona me bonuset special për ata që janë në vijën e parë të luftës.”
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë