Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri me dije se është siguruar terapia e remdesivirit falas për qytetarët shqiptarë. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një komunikimi me mediat së bashku me kryeministrit Edi Rama për masat e marra për përballimin e Covid-19.
“Nëpërmjet prokurimit të përbashkët me vendet e Bashkimit Europian kemi arritur të sigurojmë dhe terapinë e remdesivirit. Një terapi që përdoret tashmë prej pak kohës në vendet e Europës, në Amerikë gjithashtu. Ne lidhëm këtë kontratë për ta siguruar për qytetarët shqiptarë falas”, bëri e dije Manastirliu.
Gjatë fjalës saj Manastirliu tha se protokollet e trajtimit të pacientëve rishikohen mbi baza periodike në raport edhe me terapitë e mjekimit në vendet e zhvilluara. Manastirliu tha se sot garantojmë 100% të terapive sikurse dhe vendet e tjera kanë, duke përfshirë këtu terapinë e plazmës hiperimune.
Parashikimi i motit për sot
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...