Një i moshuar që lëvizte me biçikletë këtë pasdite në aksin rrugor “Kavajë-Mali i Robit” është përplasur për vdekje nga një makinë.
Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i mjetit, 29-vjeçarin Sebjan Kazazi.
Rreth orës 14:10, në rrugën dytësore “Kavajë-Mali i Robit”, automjeti me drejtues shtetasin S. K., 29 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi Y. L., rreth 80 vjeç.
Nga përplasja shtetasi Y. L. ka humbur jetën, ndërsa 29-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti./tch/
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...
“Shtëpia e tmerrit” në Spanjë – çifti mbajti të izoluar 3 fë...
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë
Autoritetet gjermane arrestojnë një 17-vjeçar të dyshuar për...
Ska rrezik për pandemi nga hantavirusi në Shqipëri, ISHP: Nu...