Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të Kuvendit të Aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 41 ta me radhë)

15:10 | 20 Prill 2026
A Z

Njoftohen të gjithë aksionarët e Bankës Ekonomike Sh.A., Prishtinë, se mbledhja e përgjithshme vjetore e kuvendit të aksionarëve të Bankës Ekonomike (e 41-ta me radhë) do të mbahet ditën e enjte, me datë 30.04.2026, në orën 10:00. Mbledhja do të mbahet në lokalet e zyrës qendrore të Bankës Ekonomike, në Prishtinë, sheshi “Nënë Tereza”, pn.

Për këtë mbledhje propozohet ky REND DITE:

1. Hapja e mbledhjes

Formimi i kryesisë së punës

2. Zgjedhja e komisioneve:

a) Komisioni verifikues
b) Caktimi i procesmbajtësit

3. Raporti i komisionit verifikues

4. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar

5. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së bordit të drejtorëve për vitin 2025

6. Shqyrtimi dhe miratimi:

Raporti vjetor i bankës për vitin 2025
Raporti i auditorit të pavarur për vitin 2025
Vendimi për miratimin e llogarisë vjetore për vitin 2025
Plani strategjik 2026-2028

7. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për ndryshimet dhe plotësimet e statutit të bankës ekonomike në mes të dy mbledhjeve vjetore të kuvendit të aksionarëve

8. Përditësimi dhe raportimi i vendimeve të bordit të drejtorëve për ks siguria

9. Shqyrtimi i propozimit për delegimin e autorizimeve të kuvendit të aksionarëve për vendimmarrje nga bordi i drejtorëve në mes të dy mbledhjeve për bankën ekonomike dhe ks siguria

10. Zgjedhja e auditorit të pavarur për auditimin e pasqyrave financiare të bankës për vitin 2026

11. Mandati dhe propozimet për Bordin e Drejtorëve të Bankës Ekonomike

12. Të ndryshme

Banka Ekonomike Sh.A.

Bordi i Drejtorëve

Ftohen aksionarët e interesuar që, nga dita e publikimit të këtij njoftimi për thirrjen e mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, në ambientet e zyrës qendrore të bankës, të rishikojnë pasqyrën financiare, me raportet e auditorëve të jashtëm, si dhe dokumentet tjera lidhur me propozimin e vendimeve të vendosura në rendin e ditës të mbledhjes së përgjithshme të aksionarëve, ose të kontaktojnë me sekretarin e mbledhjes, përmes numrit të telefonit +383 49/ 733-315, si dhe përmes email-t zyrtar [email protected], në lidhje me dorëzimin/pranimin e materialeve/dokumenteve përkatëse.

Shpërndaje në rrjete sociale