Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu është parë këtë pasdite në aktivitetin që ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vllahutin ka zhvilluar në Gjirokastër me rastin e Ditës së Europës, ku një personat që ka mbajtur fjalimin e rastit ka qenë edhe kryeministri Rama.
Zonja Bregu është parë në krah të ish-ministrit Blendi Çuçi, ndërsa dëgjonte me vëmendje fjalimin e kryeministrit Rama.
Në këtë event, Rama indirekt dha edhe një mesazh të koduar për kreun e PD-së, Lulzim Basha, pasi foli për BEnë.
“T’i kapërcejmë me njerëzillëk edhe problemet në politikën tonë të brendshme. Cilësia nuk matet me sa shumë njerëzit bien dakord por sa njerëzisht e jetojnë mosdakordësinë mes tyre.
Jam i bindur që do ia dalim, më 18 qershor shqiptarët do japin një mesazh të qartë se rruga jonë është Europa”,vijon ai.

Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Konfiskohet armë e municion në disa lokacione, 6 të arrestua...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...