Presidenti i Francës Emmanuel Macron duket se është ‘dorëzuar’. Një deklaratë e tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih të jep përshtypjen se data për hapjen e negociatave me BE-në për Tiranën dhe Shkupin mund të vijë në muajin Mars, disa muaj larg JO-së së vetë Francës e disa shteteve të tjera evropiane.
Presidenti Macron është shprehur se është në pritje të raportit të Komisionit Evropian në Mars dhe se nëse rezultatet janë pozitive, atëhertë Franca është gati t’i thotë PO hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Jemi në pritje të raportit të Komisionit Evropian në Mars. Nëse raporti është pozitiv, gati të hapim negociatat”-ka thënë Macron sipas një lajmi të Reuters.
Kujtojmë se pak ditë më parë u vendos që Komisioni Evropian të ndjekë rregulla dhe një metodologji të re për integrimin e shteteve të tjera të Evropës në BE. Ristrukturimi i procesit të Integrimit ka qenë kërkesa kryesore e Presidentit francez dhe një ndër arsyet kryesore se përse ai i tha JO Tiranës si dhe Shkupit.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...