Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain ka arritur fitore të madhe me rezultat 5-2 në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 së finales.
Barcelona e hapi serinë e golave pas dhjetë minutave lojë, shkruan Arbresh.info.
Nuk vonoi shumë, dhe Chelsea barazoi me anë të Gustos – saktësisht në minutën e 28-të.
PSG reagoi dhe pesë minuta para mbylljes së pjesës së parë shënoi me anë të Dembeles për ta rikthyer epërsinë.
Chelsea barazoi sërish me një gol të Enzo Fernandez në minutën e 57-të.
Vitinha riktheu edhe një herë tjetër epërsinë e PSG në minutën e PSG. Katër minuta para fundit, Khvicha Kvaratskhelia shënoi golin e katërt për francezët.
Po i njëjti futbollist shënoi edhe golin e pestë ku vulosi fitoren e kampionit në fuqi.
Ndeshja e kthimit luhet javën e ardhshme në ‘Stamford Bridge’./Arbresh.info
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...