Eurokomisionerja Marta Kos ka reaguar në rrjetet sociale pas takimit me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha. Ajo theksoi se Shqipëria është një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit.
Kos zbuloi se në diskutimet me Hoxhën, fokusi ka qenë te objektivat për sundimin e ligjit. Sipas saj, është e nevojshme të zbatohen këto objektiva në mënyrë që të ruhet ritmi në negociata.
“Shqipëria është aktualisht një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit në BE. Kjo vjen me pritshmëri të larta. Tani po vazhdojmë me diskutimet mbi objektivat e përkohshme për sundimin e ligjit. Së bashku me Ministrin e Jashtëm, Ferit Hoxha, theksova nevojën për një zbatim të besueshëm të këtyre objektivave për Shqipërinë, për të ruajtur ritmin në negociatat për anëtarësim. Ky është një hap i rëndësishëm për të arritur standardet e BE-së në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe demokracinë”, tha Kos.
Kujtojmë se ministri Hoxha zhvilloi sot vizitën e parë zyrtare në Bruksel në cilësinë e kreut të diplomacisë shqiptare. Ai e konsideroi këtë takim një mundësi të shkëlqyer për të rikonfirmuar progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Parashikimi i motit për sot, rritje e lehtë e temperaturave
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...