Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për media pas përfundimit të procesit zgjedhor teksa ka falënderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në votime.
Ai në fjalimin e tij ka thënë se është e qartë një fitore e popullit shqiptar dhe aleancës për ndryshim.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar dhe për aleancën për ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Unë kam besim të plotë se numëruesit dhe komisionerët do ta përmbyllin këtë proces me përgjegjësi, durim dhe sipas ligjit dhe siç kam thënë në fillim të fushatës, në fund të këtij procesi Shqipëria fiton”, tha Basha./arbresh.info/
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri
Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...
Maqedonci takohet me përfaqësuesen e NATO-s: Objektiv i Repu...
“Sold-out” për sfidën ndaj Sllovakisë, Dardanët njoftojnë sh...