Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagon pas përfundimit të protestës së opozitës. Përmes një postimi në Twitter, Lleshaj shprehet se policia e shtetit u vu në qendër të dhunës që synonte Kuvendin e Shqipërisë.
Ministri Lleshaj nuk kursen edhe komentet për opozitën, e cila organizoi protestën sot, ndërsa shprehet se ndjen keqardhje për degradimin e saj.
’Edhe sot Policia e Shtetit u vu në shënjestër të dhunës së verbër që mësynte ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Keqardhje për degradimin e opozitës parlamentare në gjendje parapolitike dhe respekt për përgjegjshmërinë e profesionalizimin e Policisë së Shtetit’, shkruan Lleshaj në Twitter.

PDK: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize ...
Sekuestrohen mbi 5 kg marihuanë në Fushë Kosovë, arrestohet ...
Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk...
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...