Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shqipëri vijon në të gjithë vendin, ndërsa kryeministri Edi Rama paralajmëron se së shpejti do të merren masa edhe për vendosjen e karrigeve në sheshe e hapësira publike nga lokalet.
Përmes një postimi në Facebook, Rama bën me dije se bizneset do të mund të vendosin karrige në ambientet e jashtme sipas disa kushteve të caktuara, por që nuk janë bërë ende publike.
Rama thekson se bizneset do të duhet kontribuojnë me një pemë në Fondin e Gjelbërt, që do të krijojë qeveria, për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike.
“Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbërt që do të krijojë qeveria e re”, shkruan Rama.
Ndërkohë, kreu i qeverisë ka deklaruar se po përgatitet edhe një rregullore kombëtare që do të vendosë qartë kufijtë dhe do të japë qartë hapësirat e lirisë.
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...
Armatim i rëndë zbulohet në një shtëpi të pabanuar në Zubin ...
Vrasja e rëndë në Klinë, policia jep detaje
Zhduket një person në Gjilan