“Shqipëria, një Eldorado e re turistike për italianët që e shohin vendin e tyre shumë të shtrenjtë”. Me këtë titull gazeta e njohur franceze, “Le Parisien” i ka kushtuar një shkrim të gjatë fluksit turistik të italianëve gjatë kësaj vere.
Gazeta e njohur franceze thotë se edhe italianët braktisën plazhet e jugut të tyre duke kaluar masivisht Adriatikun drejt Shqipërisë ku gjetën çmime më të favorshme. Sipas “Le Parisien” janë rreth 500 mijë italianë që këtë verë pushuan në plazhet e njohura në Durrës, Vlorë apo Sarandë. Në shkrim nënvizohet se madje edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni preferoi plazhet shqiptare këtë verë në vend të shtëpisë së saj të zakonshme të pushimeve në Pulia.
“Duhet thënë se vendi ka gjithçka për të kënaqur italianët, duke filluar nga çmimet e tij shumë më tërheqëse: 10 deri në 15 euro për 2 shezllonë dhe një çadër për gjithë ditën në një plazh shqiptar, kundrejt mesatarisht trefishit në Itali.”
Prestigjiozja franceze përmend edhe postimin e kryeministrit Rama për anijen Vlora dhe që shkaktoi mjaft polemika.
“Ashtu si Kroacia, e cila zhvilloi në masë të madhe turizmin e huaj në bregdetin e saj të Adriatikut pasi u largua nga ish-Jugosllavia, Shqipëria tani dëshiron të marrë frymëzim nga ky model”, citon “Le Parisien”.
Gazeta citon edhe kryeministrin Rama që tha se Shqipëria është një Itali e vogël, por edhe paralajmërimin e tij se edhe këtu çmimet do të rriten, por ato nuk janë gjithçka për të t’u ndier në Shqipëri si në shtëpi. /tvklan.al
Tv Klan
63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa ...
Theren me thikë dy persona në Prishtinë, policia arreston dy...
Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga kasaforta grabiten dy armë z...
Arratiset një person nga Psikiatria Forenzike
Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës, në program dy gjy...
Shpërthen granata dore në Fushë Kosovë, u hodh nga vetura në...