Kryeministri Rama gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Fierit, pikërisht në vendin ku pritet të ndërtohet spitali rajonal i këtij qyteti i premtuar nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Vendi ku pritet do të ndërtohet spitali quhet pylli i Levanit.
Gjatë inspektimit te vendit ku do të ndërtohet spitali rajonal, kryeministri Rama shoqërohej nga kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi. Kujtojmë se gjatë vizitës së Ramës në Turqi, presidenti Erdogan premtoi se spitali në Fier do të ndërtohet brenda 7 prillit.
Më pas kryeministri Rama inspektoi edhe një pjesë të tokave bujqësore në fshatin Cerven, pranë urës së Mifolit, që u përmbyten gjatë ditës së djeshme prej daljes nga shtrati të lumit Vjosë./TCH
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit
Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në N...
Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, të paktën pesë të vrarë
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...