Një nga katër shqiptarët e arratisur nga paraburgimi i Athinës në fillim të muajit Qershor vijon të jetë në kërkim. Policia greke ka publikuar foton e shqiptarit që është ende në kërkim prej 4 ditësh, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve që të japin informacion nëse kanë dijeni për vendndodhjen e tij. Por, njëkohësisht autoritetet bëjnë thirrje edhe për kujdes, pasi shqiptari konsiderohet i rrezikshëm.
Ai ka disa identitete dhe mosha të ndryshme. Bëhet fjalë për Astrit Hasanin 35 vjeç, i cili përdor edhe emrat Titi dhe Jorgo, si dhe mbiemrat Asani, Hasan, Ashani, Astri, Xhelo. Policia e Athinës thotë se 35-vjeçari figuron edhe me moshë të ndryshuar; 36 vjeç, 34 vjeç ose 33 vjeç.
Autoritetet greke e konsiderojnë person me rrezikshmëri dhe nuk përjashtojnë mundësinë që të jetë i armatosur. Astrit Hasani është i dënuar për vrasjen e një 30-vjeçari grek në vitin 2012, dhe në të paktën 8 raste ka qenë i përfshirë në shkëmbim zjarri me policinë.
35-vjeçari u arratis nga paraburgimi i Athinës së bashku me 3 shqiptarë të tjerë. Këta të fundit janë kapur dhe janë dërguar sërish prapa hekurave, teksa në kërkim është vetëm Hasani./tvklan.al
Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit
Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prok...
Mjegullë në “Rrugën e Kombit”, Policia shqiptare apelon për ...
IKD: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...