Ky është 23-vjeçari Aranit Kurti, i cili mbeti i vrarë në konfliktin për një kafe në një lokal në Manëz të Durrësit.
Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamarierit të lokalit që t’i bënte një kafe. Kamarieri i është përgjigjur se ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe, raporton Top Channel.
Më pas, Danieli i ka kërkuar që ta ndezë ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamarierit të cilin e njihte. Aty ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë që t’i nuk mund ta fyesh pasi kamarieri është ulur në tavolinë me mua.
Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas dinamikës paraprake i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi i cili ka vrarë Aranit Kurtin dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin. Vrasjet të dyja jashtë lokalit, pas nisjes së sherrit brenda në lokal.
Krimi i rëndë në Durrës për një kafe, shpallet në kërkim njëri nga të dyshuarit
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi...
Zyrtare: Jep dorëheqje presidenti i Federatës së Italisë