Kuvendi i Shqipërisë, ka miratuar sot (24 shtator) përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare.
Nga 121 deputetë të pranishëm në sallë, 94 votuan pro përbërjes së komisioneve, 3 abstenuan, ndërsa 1 votoi kundër.
Sipas ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, në total janë 11 komisione, nga të cilat 7 do të drejtohen nga mazhoranca dhe 4 nga opozita.
Konkretisht, Partia Socialiste do të drejtojë:
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale
Nën drejtimin e Partisë Demokratike do të jenë:
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Publikohet orari i Final Four-it të Ligës Unike
Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, flasin për z...
Dështon reforma në Itali/ Referendumi, pjesa më e madhe kund...
Bashkimi konfirmon dy mungesa të rëndësishme ndaj Prishtinës
Kusari – Lila thotë se lirimi i TVSh-së për derivate dhe heq...
Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri, hyn në fuqi Bordi i T...