3588869 qytetarë shqiptarë me të drejtë vote do u drejtohen sot kutive për të zgjedhur 140 deputetët e Kuvendit të ri dhe qeverinë që do të drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme. Në garë janë 13 parti dhe në disa qarqe disa kandidatë të pavarur.
Dy janë risitë e këtyre zgjedhjeve. Së pari, votuesit do të identifikohen nga një pajisje elektronike, dhe jo nga komisionerët, për të shmangur votimet e shumëfishta. Së dyti, për herë të parë në këto zgjedhje, veç partisë, do të mund të votojmë edhe kandidatin tonë brenda së një njëjtës parti, duke i dhënë mundësi atyre që janë dukshëm më të votuar, të fitojnë, edhe nëse kryetari i partisë e ka renditur poshtë në listë.
Në qendrën e votimit mund të shkosh me një kartë identiteti ose me një pasaportë, edhe nëse ajo të ka skaduar. Qeveria, vendosur të shtyjë vlefshmërinë e tyre edhe nëse nuk e keni rinovuar. Më një prej këtyre mjeteve identifikimi, duhet të shkoni në qendrën e votimit. Komisioneri do ta marrë dokumentin dhe do ta skanojë në këtë pajisje elektronike, e cila është e aftë të dallojë nëse i përket asaj qendre votimi dhe të mos lejojë votimin e shumëfishtë. Pasi të marrë edhe shenjën e gishtit, komisioni do t’ju pajisë me fletën e votimit.
Në dhomën e fshehtë, ju mund të votoni, jo vetëm për partinë, por edhe për kandidatin e preferuar brenda së njëjtës partie. Tre janë format e rregullta të votimit.
Mënyra e parë: ju mund të zgjidhni një prej 12 partive apo koalicioneve, ose një kandidat të pavarur, duke shënuar me kryq në kutinë e madhe majtas. Po ashtu, tek i njëjti subjekt, ju mund të zgjidhni vetëm një kandidat të preferuar, duke shënuar një numër. Nëse nuk e mbani mend se cfarë numri ka kandidati juaj i preferuar, pas shpinës suaj, tek dhoma e fshehtë, do të jenë të afishuar në mur të gjitha partitë, të gjithë kandidatët e tyre, me të gjithë numrat përkatës.
Mënyra e dytë: ju mund të votoni vetëm partinë tuaj të preferuar, pa u shprehur se cilin nga kandidatët e saj mbështesni.
Mënyra e tretë: është të votoni vetëm kandidatin tuaj të preferuar, pa u shprehur për partinë.
Ju nuk mund të votoni dy parti njëkohësisht. As dy kandidatët të ndryshëm të së njëjtës parti, dhe as dy kandidatë të partive të ndryshme.
Është votë e pavlefshme, nëse ju votoni një parti të caktuar dhe një kandidat që i takon një partie tjetër.
Të gjitha shenjat tuaja të zgjedhjes duhet të jenë brenda së njëjtit rresht.
Votimi do të hapet në orën 7 të mëngjesit dhe si rregull duhet të mbyllet në 7 në mbrëmje. Pasi kutitë të mbyllen, ato do të transportohen në 92 qendra numërimi, ku do të fillojë raundi i dytë i zgjedhjeve.
Kësaj here, votat do të numërohen dy herë. Në raundin e parë, do të numërohen votat e partive, dhe do të shpallet rezultati kombëtar se sa mandate ka fituar secili subjekt.
Më pas, kutitë do të rihapen nga e para, dhe do të numërohen votat e kandidatëve, për të shpallur deputetët fitues të secilës parti që ka marrë mandate në Kuvend. Edhe kësaj here, pavarësisht disa përpjekjeve, komisionerët dhe numëruesit do të jenë politikë.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote: 3 588 869
Shkodër, 5 bashki – 272 078 zgjedhës – 411 QV – 11 mandate
Lezhë, 3 bashki – 173 899 zgjedhës – 249 QV – 7 mandate
Durrës, 3 bashki – 358 730 zgjedhës – 481 QV- 14 mandate
Tiranë, 5 bashki – 910 494 zgjedhës – 1243 QV- 36 mandate
Fier, 6 bashki – 403 220 zgjedhës – 580 QV– 16 mandate
Berat, 5 bashki – 183 119 zgjedhës – 277 QV – 7 mandate
Vlorë, 7 bashki – 318 428 zgjedhës – 445 – 12 mandate
Kukës, 3 bashki – 83 027 zgjedhës – 141 QV – 3 mandate
Dibër, 4 bashki – 131 225 zgjedhës – 227 QV – 5 mandate (-1)
Elbasan, 7 bashki – 346 948 zgjedhës – 511 QV – 14 mandate
Korçë, 6 bashki – 284 363 zgjedhës – 427 QV – 11 mandate
Gjirokastër, 7 bashki – 123 270 zgjedhës – 207 QV – 4 mandate (-1)
Qarqe 12
Bashki 61
ZAZ 92
Njësia Administrative 383
Qendër Votimi 5199./abcnews/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...