Një 31-vjeçar nga Gjakova është arrestuar në Rinas pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë nga autoritetet kosovare.
Policia e Shtetit bën të ditur se Astrit Th., ishte kthyer në kategorinë deportiv nga autoritetet policore zvicerane pasi kishte kaluar afatin e qëndrimit.
Ai dispononte si dokument identifikimi një pasaportë biometrike shqiptare në emër të një shtetasi tjetër nga Shqipëria por me fotografinë e tij, pasaportë që e kishte bërë në Shqipëri në vitin 2011, kundrejt shumës prej 2000 euro.
“Gjatë procedurave të intervistimit nuk ishte bindës në lidhje me gjeneralitetet e pasaportës dhe pas verifikimeve të hollësishme rezultoi se ky shtetas ishte nga Kosova dhe jo nga Shqipëria. Pas verifikimit të gjeneraliteteve të sakta, rezultoi se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi Gjykata e Gjakovës e kishte dënuar në mungesë me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, njofton Policia e Shtetit, raporton top channel.
Astrit Th., u transferua në PKK Morinë tek autoritetet Kosovare për veprime të mëtejshme./top channel
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje