Top Channel mëson se kryeministri Edi Rama ka shkuar për një vizitë sot në familjen e të ndjerit Klodian Rasha i cili u vra nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj më 8 dhjetor.
Kjo është e disata herë që kryeministri Rama viziton familjen e të ndjerit.
Kujtojmë se vrasja e Klodian Rashës, 25-vjeç tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa protesta pothuajse në të gjithë vendin u bënë në emër të tij në logon “Drejtësi për Klodianin”.
Më herët TCH ka nxjerrë fotografitë nga filmimet e kamerave të sigurisë ku tregohet sekondë pas sekonde nga ekspertët e kriminalistikës se si Klodian Rasha u ndoq nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj dhe më pas u qëllua për vdekje.
Nevaldo Hajdaraj ka përfunduar nën akuzë për vrasje me dashje dhe pritet që në gjykatë të hidhet shorti për të caktuar trupën gjyqësore.
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin
Tensione në Aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e MABCO-s përplas...
Sërish tensione në aeroportin e Vlorës/ ‘2A Group’ nuk lejon...
Telesport: Sylvinho largohet nga Shqipëria