Kryemadhi takon vëzhguesit ndërkombëtarë: Kërkoj monitorim te posaçëm në zonat e nxehta

23:11 | 23 Prill 2021

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi  vetëm një ditë para zgjedhjeve ka zhvilluar një takim me delegacionin e misionit vëzhgues të Asamblese Parlamentare te OSBE.

Vëzhguesit e Asamblese Parlamentare të OSBE, do të jenë të dislokuar për monitorim të situatës në terren ditën e zgjedhjeve.

Kryetarja e LSI i bëri me dije për situatën shumë të rënduar,të ndikuar nga sjellja e qeverisjes aktuale.

Ndër të tjera në këtë takim kryetarja e LSI-së ka kërkuar monitorim të posaçëm për disa zona te nxehta ne qytete te ndryshme te vendit, si Elbasani dhe Durrësi, duke përfshirë këtu bashkitë e qarkut Tirane, si Vora, Kavaja, Rrogozhina, Kamza dhe rrethinat e bashkisë Tiranë.

Kryetarja e LSI ndau me ta bindjen për një fitore te thellë të opozitës ne 25 Prill dhe i ka falenderuar perfaqesuesit e Asamblese Parlamentare te OSBE për praninë e tyre, duke i inkurajuar për të monituar rreptësisht çdo fenomen qe cenon integritetin e këtyre zgjedhjeve./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara