Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkoza e Bardhë” në Krujë të Shqipërisë, si rezultat i kontrollit në banesën e 66-vjeçarit E.R. dhe 36-vjeçarit D.R. (babë e bir) u zbuluan 2 sera në të cilat u gjetën të kultivuara kubikë, 610 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis.
Pjesa më e madhe e tyre u asgjësua me anë të djegies, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Babë e bir janë shpallur në kërkim nga Policia pasi specialistët e Hetimeve dhe Krimeve nuk i kanë gjetur në banesën e tyre në fshatin Shkoza e Bardhë në Thumanë të Krujës.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit Shkozë e Bardhë R.M., për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...