Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të takojë sot partitë e vogla. Takimi pritet të mbahet në orën 11:00 dhe vjen pas kërkesës së këtyre partive për një tryezë.
Ora News raporton se pesë kryetarët e partive të grupimit të qendrës së djathtë PR, LZHK, PPA, PBDNJ dhe PDK, të cilët nuk janë regjistruar për zgjedhjet e 30 qershorit, kanë zhvilluar më herët takime me ambasadorët e BE dhe OSBE-së në vendin tonë Luigi Soreca.
Afati i regjistrimit të partive politike në KQZ ka përfunduar me 23 Prill, por pak ditë më parë ambasadori i OSBE, i pyetur nga mediat, nuk e ka përjashtuar mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve, por sipas tij çfarë mund të zgjidhet nëse nuk ka dialog mes dy palëve.
Më herët Kreu i Shtetit u ka bërë thirrje partive që të tërhiqen nga sjellja konfliktuale dhe të dialogojnë në mënyrë që të zgjidhet kriza politike e kthyer në pengesë në hapjen e negociatave të integrimit.
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë, mes tyre...
Brezovica, Prevalla dhe Rugova, destinacionet më të vizituar...
Familjarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edm...
Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje ...
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...