Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën për hetimin e dosjes për 613 kilogramë kokainë që u gjetën në një kontenier, rreth një muaj më parë.
Hetimi i dosjes do të vijojë tashmë në Prokurorinë e Durrësit. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka argumentuar vendimin për moskompetencën me ndryshimet e fundit ligjore, por edhe me faktin se çështja është regjistruar thjesht si trafik narkotikësh dhe jo si hetim për ndonjë grup të organizuar kriminal.
613 kg kokainë u gjetën të fshehura në një kontenier bananesh të importuara në Kolumbi. Droga e një cilësie tepër të lartë u nis nga Kolumbia dhe kaloi në disa shtete derisa mbërriti në Portin e Durrësit. Gjatë operacionit, në pranga u vu shoferi i kamionit që transportoi kontenierin ku ishte fshehur droga, Armando Pezaku si dhe menaxheri i kompanisë së bananeve, Donaldo Lushaj.
Ndërkohë që është shpallur në kërkim ndërkombëtar Arbër Çekaj, pronari i kompanisë që kishte porositur bananet në Kolumbi./Top Channel
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...