Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediet tha se OSBE/ODIHR nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas kryetares së LSI-së, OSBE tregoi shkatërrimin ligjor të vendit.
“Nuk kemi asnjë mëdyshje që raporti do të dilte në konkluzione që janë të qëndrueshme dhe të vërteta. Ndjejmë dhimbje për situatën politike dhe ekonomike, për të cilën shqiptarët ndodhen sot. Kjo vjen për shkak të inkriminimit të procesit zgjedhor. Raporti i OSBE-së, është një skaner i tmerrshëm, per sa i përket situatës ku gjendet sot Shqipëria.
Ky raport tregon haptazi, shkatërrimin e sistemit politik dhe ligjor të Shqipërisë. Shkatërrimin e besimit të publikut, me një administratë të njëanshme. Zgjedhjet lokale u morën pa marrë në konsideratë interesin e publikut. KQZ interpretoi ligjin në mënyrë të anshme, duke cenuar sigurinë juridike. KQZ vonoi nxjerrjen e rezultateve, duke shkelur transparencën”, tha Kryemadhi.
Më pas zonja Kryemadhi shtoi se raporti i OSBE-së tregoi se procesi i vettingut është i kontrollueshëm dhe se sipas raportit, të drejtën për vendosjen e zgjedhjeve e kanë dekretet e Presidentit.
“Ky raport jo vetëm që nuk i njeh zgjedhjet, por ajo që të bën më shumë përshtypje është se të drejtën për vendosjen e zgjedhjeve e kanë dekretet e Presidentit. Shkaku i gjithë kësaj situate kanë vetëm një emër, që është Edi Rama. Raporti tregoi se sistemi ligjor dhe zgjedhor kanë rënë “, tha zonja Kryemadhi./tch
“Të dua motra jem” – Gjesti uron motrën me një surprizë të v...
8 vjet pa Fadil Vokrrin, Legjenda që u bë identitet i futbol...
Tre automjete përplasen në Vlorë, 40-vjeçari nuk u mbijeton ...
Matura Shtetërore në Shqipëri/ Mbi 26 mijë maturantë i nënsh...
Sindikatat kërkojnë pagesën e plotë të pagave, protestë sot ...
Mourinho ka dy lojtarë për krahun e majtë të mbrojtjes te Re...