Në këtë ditë të veçantë për të gjithë besimtarët katolikë, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto me bashkëshorten e tij Lirinë.
Berisha ka uruar që festa e Pashkëve të zgjidhë këtë udhëkryq, të cilin e quan tejet të rrezikshëm, ndërkohë që i kërkon besimtarëve t’i luten zotit të bekojë Shqipërinë.
Urimi i Berishës:
Gezuar Pashken!
Te dashur miq, sot te krishteret katolik shqiptare dhe te te gjithe botes festojne Pashken, diten e ringjalljes se Krishtit Mbret.
Kjo dite e bekuar i ka gjetur kesaj radhe Shqiperine, besimtaret katolike dhe miqte e tyre te besimeve te tjera ne nje udhekryq tejet te rrezikshem.
Por Pashka, dita e ringjalljes se Hyijt eshte per cdo njeri, per te gjithe besimtaret, dite e besimit te madh tek Zoti, te miresia dhe gjithefuqia e tij.
Vetishem Pashka eshte dite e shpreses se pashuar, e frymezimit te njeriut nga vlerat hyjnore dhe njerezore dhe nje e ardhme me e mire.
Duke ju uruar te gjithe besimtareve katolik kete dite te shenjte, ju ftoj te dashur miq t’i lutemi ne Zotit qe te bekoje Shqiperine, shqiptaret kudo qe jane dhe Pashken tjeter me mire ta kremtojme!
Gezuar! sb
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...