Konkursi për gradat, emrat e 5 funksionarëve të policisë që bëhen “Drejtues i parë”

18:42 | 24 Janar 2018
Arbresh.info

Ardi Veliu, Artan Shkëmbi, Bledar Çeliku, Gentian Shehaj dhe Kastriot Skënderi janë pesë oficerët e lartë të policisë që në testimin e fundit kanë fituar gradën “Drejtues i parë”.

Gjatë testimit, pesë nga funksionarët e policisë që ishin pranuar konkursin për gradën “Drejtues i parë” braktisën provimin për arsye të paqarta.

Kandidatët që morën pjesë iu përgjigjën 100 pyetjeve me alternativa, në testin që zgjati rreth 2 orë. Disa nga kandidatët i shprehën Top Channel jashtë kamerave dyshimet për emra të paracaktuar që do të fitojnë pasi literatura voluminoze prej rreth 900 faqesh i’u është shpërndarë vetëm 2 ditë para konkurimit.

Në konkurs morën pjesë disa nga drejtorët e policive në qarqe, përfshirë drejtori e policisë së Tiranës, Ardi Veliu i cili është një nga emrat e përfolur si zëvëndësuesi Haki Çakos.

Grada “Drejtues i parë ” është një nga kriteret për zgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë. Në konkurs morën pjesë 28 kandidatë./Top Channel