Kreshnik Smajlaj zgjidhet kryetar i AAK-së në Prishtinë

22:46 | 7 Maj 2026
E.G

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zgjedhur kryetar të Prishtinës Kreshnik Smajlajn, në mbledhjen e mbajtur në Kuvendin Zgjedhor të Aleancës në kryeqytet.

“Urime Kreshnik Smajlajt për zgjedhjen Kryetar i Degës së Aleancës në Prishtinë. Si njëri ndër kandidatët më të votuar të Aleancës në zgjedhjet e fundit komunale, ai përfaqëson një gjeneratë të re politikani, kreativ, të përkushtuar dhe i dëshmuar edhe si sipërmarrës i suksesshëm në kryeqytet”, ka shkruar kreu i partisë, Ramush Haradinaj.

Haradinaj më tej ka thënë se Prishtina është qendra ku matet vizioni për zhvillimin dhe energjia e ndryshimit që i duhet Kosovës. Ai ka falënderuar kryetarin e deritanishëm, Brahim Mehmetajn për kontributin e dhënë.