Një 37-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në veri të Londrës. Ngjarja ndodhi në Queen Elizabeth’s Drive, Southgate, rreth orës 14:00 të së dielën dhe burri u dërgua në spital.
Në pranga lidhur me ngjarjen u vu 21-vjeçari shqiptar Kozma Papa, i cili do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës Willesden të martën.
Papa u arrestua nga oficerët e Met në një makinë që u ndalua në Hertfordshire të dielën.
Një 30-vjeçar, i cili gjithashtu u arrestua në kuadër të hetimeve, është lënë i lirë pa veprime të mëtejshme./euronews.al
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...