Në të njëjtën ditë që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërcënonte për mosnjohjen e vendimeve të Gjykatës së Arbitrazhit ICSID, kundër shtetit shqiptar u regjistrua një padi e re.
Më 7 prill, gjermanët e EMS Shipping & Trading ka regjistruan një çështje në Uashington, për mosmarrëveshjen sa i takon koncesionit për Portin e Durrësit.
Prej vitit 2013, kjo kompani ka fituar të drejtën e kontratës koncesionare për të operuar Terminalin Lindor në Portin e Durrësit , për ngarkimin dhe shkarkimin e anijeve. Gjermanët ankohen për projektin e ri të transformimit të portit, që do ta zhvendosë portin e mallrave në Porto Romano. Por, sipas tyre, në mungesë të portit të ri, vazhdimi i aktivitetit koncesionar të EMS nuk është i sigurt.
Kompania ka edhe rreth 25 vite të mbetura në kontratën 35-vjeçare, ndërsa fitimet e saj në vitin 2021 llogariten në rreth 1,3 milionë euro. Kjo do të thotë se kërkesa për dëmshpërblim nga ky gjyq i ri në arbitrazh mund të variojë nga disa dhjetëra deri në disa qindra milionë euro.
Përpara se t’i drejtohej tribunalit, EMS i kishte dërguar një letër ku shprehte shqetësimet e saj përfaqësuesve të qeverisë shqiptare, Kuvendit dhe përfaqësive diplomatike të Gjermanisë dhe BE në Shqipëri.
Kjo lëvizje vjen pasi Gjykata e Arbitrazhit pak ditë më parë refuzoi kërkesën e Shqipërisë për rihapjen e çështjes së fituar me herët nga biznesmeni italian Francesco Becchetti. Shqipëria duhet t’i paguajë 110 milionë euro biznesmenit italian. /Telegrafi/
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...
KFOR: Ushtarë amerikanë dhe EULEX trajnohen për evakuim mjek...
Anushiq: Bashkëpunimi ushtarak Kroaci-Kosovë-Shqipëri nuk ës...
Atletico Madridi e poshtëron Barcelonën në Kupën e Mbretit