Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Premçi, ka bërë analizën e tij lidhur me sasinë e madhe të kokainës së kapur në portin e Durrësit ditën e djeshme.
I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, Premçi tha se ky aksion ishte një sukses i padiskutueshëm i policisë, dhe shpjegoi sipas tij tri mënyrat për kapjen e një sasie të tillë droge. Ai shpjegoi se 613 kg kokainë nuk merren për t’u transportuar pa pasur një garanci që i lejonte kalimin, duke thënë se ndalimi i drogës ishte prishje e garancisë politike. “Kjo sasi e madhe e kapur është një sukses i padiskutueshëm i organeve ligjzbatuese. Pse kokaina gjen vend në Shqipëri? Dicka që më përpara nuk ka qenë.
Shqipëria është tashmë një vend ku tranzitohet kokainë. Shifrat e fundit tregojnë që është rritur dhe konsumi i kokainës këtu. S’do flas për detaje, se emisionin e ndjekin dhe trafikantë.
Janë tre mënyra për ta kapur një sasi të tillë droge:
-Dorëzim i kontrolluar që organet bëjnë në bazë të bashkëpunimit me autoritetet partnere, kontrollohet itenerari i ngarkesës deri ku dorëzohet.
-Konkurrenca e tregut, se jo vetëm këto persona që kanë transportuar këtë kokainën merren me këtë punë, ka dhe të tjerë.
-Kapje rutinë, që të ngec në dorë. Se një sasi e tillë pa siguruar garanci më para nuk merret për t’u transportuar. Një sasi e tillë e kapur merret me garanci nga ata që e kanë lejuar kalimin, garanci politike,” tha Premçi./Shekulli/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...