Sipas MeteoAlb, Shqipëria gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.
Ndërsa, orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, ku në zonat malore pritet grumbulklim i tyre, por mundësia për reshje është thuajse zero. Nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta do të vijojë moti edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten sërisht në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 34°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verior dhe veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./tch
Bashkëshortja e Kadri Veselit dhe djali i tij, Klesori, mbër...
18 vjetori i Pavarësisë, Osmani pranon letër urimi nga Presi...
Humb jetën një grua në autostradën “Ibrahim Rugova” pas një ...
Shqipe Selimi nga Haga: Dihet që lufta e UÇK-së ka qenë e dr...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj për tejkalim të shpejtësi...
Konjufca: UÇK bëri luftë të pastër, në zemër të saj nuk kish...