Klosi: Hiqen lejet mjedisore për 5500 biznese

18:18 | 27 Shtator 2019

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ka njoftuar heqjen e lejeve mjedisore për 5500 biznese që operojnë në fusha të ndryshme. Ministri Klosi i ka konsideruar si barrë për bizneset këto leje, ndërkohë që një ditë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj kërkoi kalimin e tyre tek pushteti vendor.

Parqet natyrore i përkasin bashkive, por leja mjedisore del nga Ministria e turizmit dhe mjedisit. Një ditë më parë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj artikuloi pakënaqësinë edhe duke e argumentuar.

Një mendim ndryshe ka Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi që përgjigjen ia dha në ditën ndërkombëtare të turizmit.

Sa i përket lejeve mjedisore të tipit c, ministri Klosi u shpreh se është kërkuar heqja e tyre.

Gazetarët kërkuan të sqarohen edhe mbi një tjetër deklaratë që bëri kryebashkiaku Veliaj të enjten. /ABC News Albania 24/7

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara