Policia Rrugore ka bërë një panoramë të akseve ku trafiku vijon ende të jetë problematik.
Përmes një njoftimi, policia njofton se prej orës 17:00 trafiku në aksin Gjiri i Lalzit- Tiranë është rënduar ndjeshëm. Në këto kushte, policia i ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të evitojnë parakalimet e gabuara.
Një tjetër aks që paraqet trafik mjaft të rënduar është ai në Fier- Levan Trafik të rënduar kanë dhe akset rrugore si Shkodër-Velipojë dhe Lezhë-Shëngjin.
“Ka shumë lëvizje e ngarkesë tek Gjiri Lalzit. Po ashtu ka ngarkesë të kontrolluar në hyrje në Tiranë. Në Lezhë, Shkodër e Velipojë ka ngarkesë, por që po monitorohet nga Policia Rrugore”, njofton policia.
E gjithë dita e sotme ka qenë në të tillë situatë për shkak se qytetarët janë dyndur drejt plazheve të vendit, sidomos në qytetin e Durrësit./Gazeta Express
Kurti priti në darkë pune Sorensenin, u diskutua për procesi...
Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...
Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve në gjithë Kosov...
Videoja pak para sulmit në Turqi, publikohen pamjet nga sjel...