Këta janë politikanët shqiptarë që s’kanë punuar asnjë ditë të vetme

22:10 | 16 Janar 2019

Në Parlament gjejmë edhe nga ata deputetë që konsiderohen si pa profesion. Ata në gjithë jetën e tyre s’kanë bërë asgjë përveç politikës.

I tillë është rasti i Fatmir Mediut, Pandeli Majkos dhe Ilir Metës.

“Kemi një grup tjetër politikanësh që nuk kanë profesion, nuk kanë punuar kurrë në jetën e tyre dhe që e kapin politikën peng për shkak se nëse largohen nga politika ata ngelin pa profesion”, tha Afrim Krasniqi, Insituti i Studimeve Politike.

Por, ka edhe më keq akoma. Disa deputetë e kanë marrë mandatin akoma pa i mbaruar studimet. Pra, kur ishin ende studentë. I tillë është rasti i Kedi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçit të LSI-së. Dy deputete të reja që nga bankat e shkollës kanë hyrë direkt në Kuvend, pa diplomë dhe pa asnjë ditë pune në profesion./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara